Morina:Delegacioni kosovar duhet t'i shqyrtojë të gjitha këto çështje

  • 24 May 2018 - 22:25
Morina:Delegacioni kosovar duhet t'i shqyrtojë të gjitha këto çështje

Milaim Morina, nga Komuna e Malishevës, thotë se assesi delegacioni kosovar nuk duhet të pranojë vazhdimin, e aq më pak përmbylljen e këtij procesi pa u futur si temë edhe çështja e dëmeve të luftës. "Unë besoj që delegacioni kosovar duhet t'i shqyrtojë të gjitha këto çështje në dialog me Serbinë, me Qeverinë e Serbisë, përndryshe kjo është një çështje me prioritet që duhet të diskutohet. Nëse jo atëherë, ne do të humbim shumë në aspektin e dëmeve të shkaktuara deri më sot. Nuk mund të jap përgjigje pse udhëheqësit tonë po hezitojnë në çështjet e tilla, por konsideroj që këtë çështje nuk e kanë marrë seriozisht që nga fillimi i luftës dhe i pasluftës", ka thënë ai. Sipas tij, është dashur më herët që dikush të merret rreth këtyre çështjeve, që të shqyrtohen thellësisht dhe mirëfilli, që të kihen parasysh dhe të kompensohen të gjitha dëmet, edhe në njerëz edhe në ekonomi, dëmet materiale në përgjithësi.

 

 

(Kosova Sot)