Isa Mustafa u ikë kamerave, mbledhjen e kryesisë së LDK’së e drejton në shtëpinë e tij

  • 25 May 2018 - 12:56
Isa Mustafa u ikë kamerave, mbledhjen e kryesisë së LDK’së e drejton në shtëpinë e tij

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është shfaqur dje publikisht, për herë të parë, në një aktivitet partiak, që prej se është sëmurë, në janar të këtij viti. Por, këtë aktivitet, ai e ushtroi në shtëpinë e tij në Prapashticë, ku edhe është duke e vazhduar terapinë fizikale.

Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dje është drejtuar për herë të parë nga Isa Mustafa i cili që nga muaji janar nuk ka qenë i përfshirë në aktivitetet partiake për shkak të sëmundjes dhe shërimit në Gjermani.

Mustafa javë më parë është kthyer nga një klinikë gjermane ku ka qëndruar për shërim. Që prej kthimit të tij janë publikuar vetëm disa fotografi nga takimet me zyrtarë të LDK’së ndërkohë që atë e kanë vizituar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaci.

Zyrtarë të LDK’së vazhdimisht kanë përsëritur se gjendja e Mustafës është përmirësuar dukshëm dhe se është cështje ditësh kthimi i tij në politikë.

Por,  kur dje kjo ndodhi Musta drejtoi mbledhjen në shtëpinë e tij në Prapashticë e jo në Qafë ku zakonisht mbahet këto mbledhje. Kjo për të evituar kamerat të cilat zakonisht filmojnë këto ngjarje dhe pamjet e Isa Mustafës mbase ende jo të shtrënguar plotësisht. Në fotografitë e publikuara në shtëpinë e tij Isa Mustafa shihet pranë zjarrit, pranë nënkryteravëe Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova dhe anëtarët e kryesisë.

(Kosova Sot)

Image