Hasani:Sa për këta politikanë, ne do të kapitullonim

  • 25 May 2018 - 18:08
Hasani:Sa për këta politikanë, ne do të kapitullonim

Qytetari Jakup Hasani nga Podujeva, për "Kosova Sot" tha se vizitat e liderëve në Perëndim ishin sipas dëshirës së tyre dhe me shpenzime të tepërta dhe marramendëse nëpër hotelet më luksoze, por edhe pa asnjë nevojë."Vizitat nevojiten, por duhet pasur plan dhe program të arsyeshëm se me kë po bisedojnë. Po e bëjnë këtë ngase pushtetarët tanë kanë mëditje të mira, buxhet të mirë dhe ky është rezultati i këtyre udhëtimeve. Prandaj, sot e kemi fusnotën, Asociacionin dhe Demarkacionin. Sa për këta politikanë, ne do të kapitullonim sikur mos të ishin amerikanët", vlerësoi ai."Kjo mënyrë e pakontrolluar e udhëtimit duhet ndryshuar se duhet bërë plan dhe program se me kë të bisedojnë dhe çka", u shpreh Hasani. Sipas tij, duhet që të ketë llogaridhënie për mjetet e shpenzuara kot së koti, pa asnjë rezultat pozitiv për vendin. 

 

 

(Kosova Sot)