Osmani: Kjo klasë politike nuk ka punuar asgjë!

  • 26 May 2018 - 17:13
Osmani: Kjo klasë politike nuk ka punuar asgjë!

Qytetarët e anketuar nga gazeta po ashtu pohojnë se kjo kastë politike që ka qeverisur vendin për këto dy dekada vetëm e ka degraduar dhe nuk e ka zhvilluar shtetin e Kosovës. I zhgënjyer në maksimum është shprehur qytetari Hasan Osmani, i cili tha se as armiqtë e këtij shteti nuk do të kishin ditur të bëjnë keq aq sa kanë bërë këta që janë në pushtet për këto dy dekada.

"Këta e kanë bërë atë që askush nuk e ka bërë prej se ka ekzistuar Kosova, këta kanë bërë më së miri për vete, për vete dhe për familjet e tyre, familjet e ngushta dhe për këta shokët e vet që i kanë aty, se për popull kurrgjë hiq... Unë kam punuar me studentë 38 vjet në qendër të studentëve, kishe boll mirë janë edukuar, boll të rregullt kanë qenë, e boll kemi pasur shpresa në ta, por së fundmi na dëshpëruan. Kjo klasë politike nuk ka punuar asgjë, çka ka punuar Rusia edhe Serbia këta kanë punuar njësoj pas tyre, këta asgjë nuk guxojnë tjetër të bëjnë edhe po të duan. Tjetër ka qenë para lufte, më ndryshe pak, kemi pasur shpresa se nuk ka qare pa u bërë mirë, sepse okupatori na ka shkatërruar me mijëra vjet familje pas familje, edhe pas luftës tani unë i kam humbur shpresat krejt në këta, sepse po shihet që nuk ka asgjë prej tyre", tha Hasan Osmani për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)