I vihet flaka autobusit në mes të qytetit (Video)

  • 27 May 2018 - 11:47
I vihet flaka autobusit në mes të qytetit (Video)

Një prej autobusëve të Parkut Urban është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj dite të diel.  

Autobusi ndodhej i parkuar brenda ambienteve të Parkut Urban shtetëror në Vlorë.

Nga hetimet e para dhe dëshmitë e punonjësve të Parkut Urban jashtë kamerave, është deklaruar se autobusi është djegur si pasojë e një zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas bluve të Vlorës, çështja është ende nën hetim, për të konfirmuar shkakun e ngjarjes. Ndërkohë, drejtori i parkut urban ka tentuar të mbulojë ngjarjen duke mos lejuar gazetarët të filmojnë në vendngjarje, sikurse i ka rrëmbyer telefonin një prej gazetarëve të Vlorës.

 

 

(Kosova Sot)