Kelmendi:Kështu do të arrihet të shërohen nga infektimi i krimit dhe korrupsionit të gjitha shtyllat

  • 27 May 2018 - 13:34
Kelmendi:Kështu do të arrihet të shërohen nga infektimi i krimit dhe korrupsionit të gjitha shtyllat

Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi thotë se vetëm një Vetting dhe Ligji Antimafia do të pastronin dhe vendosnin në binar politikën dhe sistemin e drejtë- sisë."Nëse bëjmë një krahasim me Vetting-un në Shqipëri, atëherë lirisht mund të konstatojmë se në sistemin e drejtësisë në Kosovë aspak më mirë nuk do të dalë gjendja, madje ndoshta edhe më keq. Janë të shumtë prokurorët e gjyqtarët në sistemin e drejtësisë në Kosovë që tashmë dy dekada pas lufte kanë arritur të pasurohen e të bëjnë pasuri të paligjshme e kriminale do të thoshim dhe sigurisht para një Vetting-u realisht nuk do të mund të justifikohej pasuria e tyre në proporcion me pagat e tyre, kështu që në këtë drejtim nuk do të mund të dilnin të pastër", vlerësoi ai."Edhe nëse bëhet verifikimi i aftësive profesionale dhe i figurës së tyre, para një Vetting-u me mbikëqyrje rigoroze ndërkombëtare, do të dilnin të dështuar. Kjo gjendje flet mjaftueshëm dhe tregon për nevojën imanente të Ligjit për Vetting-un dhe Ligjin Antimafia për drejtësinë, administratën dhe po ashtu edhe për Policinë e Kosovës. Vetëm kështu do të arrihet të shërohen nga infektimi i krimit dhe korrupsionit të gjitha shtyllat e shtetit", tha Naim Kelmendi për "Kosova Sot". 

 

 

(Kosova Sot)