Salihu:Të gjithë i kanë keqpërdorur fondet

  • 13 June 2018 - 21:57
Salihu:Të gjithë i kanë keqpërdorur fondet

Këtë deklarim të pasurisë, si të trashëguar nga prindër, e quan gënjeshtër të pastër edhe qytetari, ishushtarak i UÇK-së dhe komandues i brigadës 153, Salih Salihi."Të gjithë këta që thirren në emër të asaj që ua ka lënë babai ose gjyshi, këta vijnë nga vende ku kanë jetuar këta dhe hëna gjatë natës të djegë e të sosë. Babai apo gjyshi i tyre është në pikëpyetje se a ka mundur t'jua garantojë një kafshatë buke të misrit apo nuk ka mundur, e lëre më diçka tjetër. Është shumë e vërtetë që të gjithë i kanë keqpërdorur fondet, edhe Fondin e Republikës së Kosovës, edhe fondin e '3-përqindëshit', edhe fondin 'Vendlindja Thërret', fond ky i fundit, i cili konkretisht ka qenë decidivisht i përcaktuar për ndihmën e luftës dhe për blerjen e armatimit dhe të uniformave ushtarake", potencoi ai. Salihu ka thënë së bashkëluftëtarë të tij të shumtë kanë rënë dëshmorë në mungesë të armëve të duhura, sepse ishin të pajisur me armë të thjeshta, të ndërtuara si punë dore edhe nga gypa metalikë të banjave të dikurshme të fshatit, sepse paratë e fondeve për armatim po i mbanin për vete bosët e keqpërdorimit. 

 

(Kosova Sot)