KUJDES:Vjen një grip i ri shpendësh, vret shumicën e njerëzve që prek

  • 17 June 2018 - 23:19
KUJDES:Vjen një grip i ri shpendësh, vret shumicën e njerëzve që prek

Janë ngritur shqetësime mbi përhapjen potenciale të një lloji të ri gripi të shpendëve që mund të vrasë më shumë se një të tretën e njerëzve që prekën.

H7N9 po qarkullon aktualisht tek shpezët në Kinë - por virusi ka vrarë edhe qindra njerëz dhe shumë të tjerë rezultojnë të infektuar.

Në një betejë të dëshpëruar për ta ndaluar atë që të bëhet një pandemi, qeveria e Britanisë së Madhe po heton tani virusin vdekjeprurës.

Synimi është ndjekja e përhapjes gjeografike dhe ndryshimet në strukturën gjenetike - për të parë nëse ai posedon aftësinë për t'u përhapur mes njerëzve.

Profesor Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi i mjekësisë në Angli, i tha Daily Telegraph: "Është e mundur që ky virus të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme".

 

(Kosova Sot)