Gripi i ri i shpendëve po vret shumicën e njerëzve që po i prek

  • 18 June 2018 - 12:54
Gripi i ri i shpendëve po vret shumicën e njerëzve që po i prek

Janë ngritur shqetësime mbi përhapjen potenciale të një lloji të ri gripi të shpendëve që mund të vrasë më shumë se një të trentën e njerëzve që preken.

H7N9 po qarkullon aktualisht tek shpezët në Kinë – por virusi ka vrarë edhe qindra njerëz dhe shumë të tjerë rezultojnë të infektuar.

Në një betejë të dëshpëruar për ta ndaluar atë që të bëhet një pandemi, qeveria e Britanisë së Madhe po heton tani virusin vdekjeprurës.

Synimi është ndjekja e përhapjes gjeografike dhe ndryshimet në strukturën gjenetike – për të parë nëse ai posedon aftësinë për t’u përhapur mes njerëzve.
Profesor Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi i mjekësisë në Angli, i tha Daily Telegraph se “është e mundur që ky virus të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme”.


(Kosova Sot)