MIFTARI: RRITJA E RROGAVE ËSHTË VETËM KORRUPTIM I DREJTËSISË

  • 18 June 2018 - 15:12
MIFTARI: RRITJA E RROGAVE ËSHTË VETËM KORRUPTIM I DREJTËSISË

 Po aq kritik është edhe Naim Miftari, njohës i fushës së sigurisë.

"Rritja e pagave për zyrtarët e gjykatave dhe prokurorive është vetëm shpërblim i vogël nga mafia politike, e cila nëse duhet ua rrit prapë rrogat, vetëm që këta zyrtarë që duhet dhe në vend se me mbrojt ligjin, e mbrojnë Maliqin, do me thënë e mbrojnë mafinë politike të korruptuar deri në palcë. Këtyre njerëzve edhe për ç'do javë nëse u rriten rrogat, rezultati do të jetë i njëjti dhe i dështuar, pasi nuk ka faj as rroga dhe as mungesa kinse e ligjeve për dështim. Këtu në këtë sistem të dështuar janë njerëzit që duhet të zbatojnë ligjin", theksoi ai.

"Rritja e rrogave është vetëm korruptim i drejtësisë dhe blerje e kohës për këtë klasë të korruptuar politikanësh dhe zyrtarësh shtetërorë, për t'u arsyetuar kinse ligji dhe pagat ishin dhe janë të dobëta, çka nuk është e vërtetë. Në një prokurori të shtetit gati në gjitha vendet përreth, ku kemi shtete që janë edhe në BE, rroga sillet diku 1000-1300 euro dhe ata kanë shënuar rezultate shumë të mira në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Prandaj, bëhet pyetja pse një prokuror i korruptuar i Kosovës dhe prokuror SERVIL politik i dikujt ta ketë rrogën 3000 euro, kur dihet se rrogat e qytetarëve sillen diku 250-300..., kjo është turp dhe ky dallim tregon se Kosova nuk ka as institucione të pavarura dhe as qeveri, e madje as Gjykatë Kushtetuese të pavarur, por këto institucione janë të mbushura me sekserë dhe servilë të krimit të organizuar politik", tha Naim Miftari.

"Rritja e rrogave është bërë me qëllim që vetëm t'i ushqejnë dhe t'i rehatojnë njerëzit e vet në pushtet, që të vazhdojnë kësisoj punën në organet e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, sikurse deri më sot", tha Naim Miftari për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)