Macron e çmend adoleshentin: Jo Manu, për ty jam Zoti President!

  • 19 June 2018 - 10:42
Macron e çmend adoleshentin: Jo Manu, për ty jam Zoti President!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishte duke u takuar me disa të rinj gjatë një aktiviteti në Paris kur një prej tyre u tregua pak si më miqësor dhe e thirri ashtu siç atij nuk i pëlqeu.

Presidenti serioz iu kthye dhe i dha një leksion, adoleshentit: Mos më thirr Manu, por Zoti President!

“Si po kalon, Manu?” i drejtua i riu i shpenguar!

‘Jo, s’mund të më flasësh ashtu!” – ia ktheu Presidenti francez duke i tundur gishtin!

“Më fal, më fal Zoti President!”

“Ju jeni këtu në një ceremoni zyrtare dhe ju duhet të silleni mirë. Ju mund të luani me shakara por sot është Marsejeza, është ditë e shënuar dhe ju duhet të më drejtoheni mua “Zoti President” ose “Zotëri”. Dakord?! Tani shko dhe bëji gjërat siç duhen. Ditën që do të doni të filloni një revolucion, ju duhet së pari të studioni, të përfitoni një diplomë, të arsimoheni. Dhe pastaj t’i jepni leksione të tjerëve! OK?"

(Kosova Sot)