Janjiq publikon fotografi të Manastirit ku shihen shqiptarë me plisa, thotë se turqit ishin roje

  • 19 June 2018 - 12:20
Janjiq publikon fotografi të Manastirit ku shihen shqiptarë me plisa, thotë se turqit ishin roje

Në një postim të disa fotografive, që së fundmi e ka bërë kleriku ortodoks serb Sava Janjiq, dëshmohet se Manastiri i Deçanit ka qenë shqiptar.

Një numër i madh i fotove dëshmon se besimtarë të këtij Manastiri në vitin 1904, shumica kanë qenë shqiptarë. Fotografitë tregojnë besimtarët shqiptarë ortodoksë me plisa dhe me tirq.

Sava Janjiqi, siç ka thënë vet, fotografitë i ka marrë nga vizita e Edit Durhamit.

Përndryshe, Manastiri i Deçanit, edhe sipas historianëve të tjerë jo vetëm shqiptarë, nuk konsiderohet pasuri e trashëgimisë serbe, por pasuri e trashëgimisë ortodokse. Kush më mirë se fotografitë e mëposhtme e dëshmon këtë?

Image



 

Image



 

Image



(Kosova Sot)