Bërbatovci:Kemi një papunësi 40 për qind me të rinj të papunësuar

  • 19 June 2018 - 22:19
Bërbatovci:Kemi një papunësi 40 për qind me të rinj të papunësuar

Qytetari tjetër, Mustafë Bërbatovci, tha për "Kosova Sot" se janë remitencat ato që i mbajnë gjallë qytetarët tanë, sepse kemi një papunësi 40 për qind me të rinj të papunësuar me të moshuar që mezi e kalojnë muajin nga muaji me pensione aq të ulëta që na bëjnë të jemi vendi me standardin më të ulët në Evropë dhe rajon. "Andaj sikur mos të ishin remitencat ky popull nuk do të mund të jetonte", theksoi ai. Ndaj, sipas Bërbatovcit, për pasojë e kemi edhe ikjen e të rinjve tanë jashtë vendit që edhe më shumë po e dëmton dhe varfëron vendin. "Remitencat janë shpresa e vetme e vendit dhe të shpresojmë se do të zgjasin edhe me dekada, sepse tashmë të rinjtë tanë kanë krijuar familje në mërgatë dhe kam frikën se edhe remitencat e tyre do të zvogëlohen, ngase ka shpenzime enorme edhe për ata", ka potencuar Bërbatovci.

 

 

(Kosova Sot)