Serbia e falënderon Rumaninë që s'e ka njohur Kosovën
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin sot në Beograd është takuar me drejtorin e Shërbimit Informativ të Rumanisë Eduard Helviko.
Vulin me këtë rast ka thënë se “Serbia e çmon jashtëzakonisht shumë qëndrimin e Rumanisë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Shefi i i Mbrojtjes së Serbisë, siç njofton tanjug, ka falënderuar kontingjentin e KFOR-it rumun për “angazhimin profesional dhe kontributin në Kosovë”.
(Kosova Sot)