Zbulohen detaje për të riun që u hodh mbrëmë nga ndërtesa në Mitrovicë

  • 21 June 2018 - 09:58
Zbulohen detaje për të riun që u hodh mbrëmë nga ndërtesa në Mitrovicë

Një 24-vjeçar vdiq pasi të mërkurën rreth orës 23:00 u hodh nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë.

Brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se viktima është nga Shqipëria. Ai banonte me qira në ndërtesën nga ku u hodh, dhe ra në tarracën e lokalit “Zippo”.

Edhe pse në vendngjarje kishte dalë ambulanca, dhe viktima ishte transportuar për në spital, raportohet se ai kishte vdekur në vend.

(Kosova Sot)