Kelmendi: Qytetarët të reagojnë ndaj zhvatjeve

  • 21 June 2018 - 12:22
Kelmendi: Qytetarët të reagojnë ndaj zhvatjeve

 Eksperti i integrimeve evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot" tha se vërtet është për keqardhje se si kjo qeveri po synon që ta mbushë buxhetin e vet duke e rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve të saj.

"Dyshoj se me liberalizimin e vizave Kosova do të zbrazet në mënyrë masive, sepse këtu është bërë jeta e padurueshme, kurse këtë e kanë bërë këta zyrtarë të lartë, sidomos kjo qeverisje, që është qeverisja më e dobëta në kontinent", u shpreh ai."Në këtë mënyrë do të fillojë të rëndohet korrupsioni i llojit të hapur si ai i penalltisë së" BectelEnka", prej 53 milionë euro, si edhe shumë miliona që po shpërndahen nëpër tenderë. Prandaj qeveria po krijon këso lloje të shkeljeve të ligjit, duke i shkelur të drejtat e njeriut. Andaj, mendoj se qytetarët derisa nuk reagojnë në mënyrë më të egër do të përballen me këto lloje të zhvatjeve", vlerësoi ai."Në kushte normale janë qytetarët ata që duhet ta rrëzojnë qeverinë dhe presidentin që është një figurë tragjike për kombin. Prandaj, Kosovës i duhet një demonstratë gjithëpopullore që të rrëzohet kjo qeveri dhe presidenti", potencoi Kelmendi. 

(Kosova Sot)