Teatri Kombëtar pa drejtor

  • 22 June 2018 - 22:24
Teatri Kombëtar pa drejtor

Teatri Kombëtar i Kosovës vazhdon të funksionojë pa zot shtëpie.

Që nga shkarkimi i regjisorit Agim Sopi nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit, ky institucion po vazhdon të funksionojë me ushtrues detyre.

Por, gjatë javës së kaluar Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Kulturës që të hapet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të Teatrit.

Kjo e fundit paralajmëron që konkursi do të hapet gjatë javës së ardhshme.

(Kosova Sot)