Burri i moshuar incizohet duke vjedhur lulet në tarracën e lokalit në Prishtinë

  • 23 June 2018 - 16:34
Burri i moshuar incizohet duke vjedhur lulet në tarracën e lokalit në Prishtinë

Një burrë i moshuar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur lulet në saksi të një lokali në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në një kafiteri te lokalet e njohura si “Lesna” pranë Fakultetit Filologjik.

Pronari i kafiterisë Ramiz O. është shprehur se sipas incizimeve të kamerës rasti ka ndodhur në ora 5.25 të mëngjesit të ditës së sotme.

“Jam i zhgënjyer. Kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë më parë”, është shprehur pronari Ramiz O.

Burri i moshuar shihet derisa kalon në tarracën e lokalit dhe një herë vetëm e vështron terrenin, kurse pastaj largohet për t’u kthyer menjëherë për ta grabitur saksinë me lule.

Image



 

Image



(Kosova Sot)