Erdogan drejt rikonfirmimit si president i Turqisë

  • 24 June 2018 - 18:10
Erdogan drejt rikonfirmimit si president i Turqisë

Rexhep Taip Erdogan siç duket po ka shanse të forta për t'u rizgjedhur edhe për një mandat pesëvjeçar si president i Turqisë. Në sondazhet e fundit të zgjedhjeve Erdogan prinë në tabelën me 59,92% të votave.

Popullariteti i Erdoganit duket se është lëkundur muajve të fundit për shkak përkeqësimit të ekonomisë, opozitës së tij të vendosur kundër kurdëve në gjithë rajonin dhe shqetësimeve për përndjekjen e vazhdueshme të rivalëve politikë, që nga përpjekja e dështuar për grushtshtet në Turqi, në korrik të vitit 2016. Por në bazë të numërimit të votave, Erdogan siç duket po prinë në zgjedhjet për president. Ai po prinë me 58,9 % të votave.

Kandidati tjetër presidencial, Muharrem Ince, është i dyti në listë me 27% të votave.

Votuesit i janë drejtuar kutive të votimit në gjithë Turqinë ditën e diele, në këto zgjedhje që sipas analistëve nënkuptojnë rrezikun më të madh elektoral për Presidentin Rexhep Taip Erdogan në 16 vjet të pushtetit.

Erdogan ka dominuar politikën e Turqisë qysh prej kohës kur është bërë kryeministër në vitin 20013, dhe e ka transformuar këtë vend. Në realitet, ai ka implementuar politika që kanë inkurajuar zhvillimin ekonomik, por edhe ai ka sfiduar themelet sekulare të Turqisë, duke prurë konservatizmin islam në jetën publike. 

Po ashtu ai ka pastruar administratën publike nga kundërshtarët e tij, duke i arrestuar me mijëra prej tyre në një përpjekje për një puq ushtarak në vitin 2016.

59 milionë persona janë në listën e votuesve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare këtë të diele, kushdo që fiton në këto zgjedhje, shteti do të ndryshoj në mënyrë radikale.

 

 

(Kosova Sot)