Vritet një 15-vjeçar në qytetin amerikan ku ka më së shumti shqiptarë

  • 25 June 2018 - 11:16
Vritet një 15-vjeçar në qytetin amerikan ku ka më së shumti shqiptarë

Një 15-vjeçar është vrarë në Bronx pasi që është përfshirë në një përleshje me një bandë. Vrasja e Lesandro Guzman-Feliz, i njohur si Junior, ka tronditur komunitetin i cili ka bërë edhe një hashtag në rrjetet sociale #DrejtësipërJunior.

Të mërkurën rreth orës 23:40 policia ka marrë një telefonatë për një përleshje para një dyqani të ushqimeve në një lagje të Bronxit. Pas mbërritjes autoritetet arritën të zbulonin se Junior ishte therur në qafë gjatë një përleshje me një grup meshkujsh.

Grupi ka ikur nga skena e krimit, përderisa Junior është dërguar në spital ku më pas ka ndërruar jetë, thotë policia.

Një video e marrë nga kamerat e dyqanit po qarkullon nëpër internet ku shihet se si Junior është tërhequr nga dyqani dhe më pastaj është therur.
Policia nuk ka bërë akoma asnjë arrestim në lidhje me këtë ngjarje.
Shoqëria dhe familja e Lesandro Guzman-Feliz e kanë përshkruar atë si një djalë shumë të urtë dhe të mirë, i cili një ditë ëndërronte të bëhej polic.


(Kosova Sot)