Ajo varroset sot, ditën kur duhej të festonte ditëlindjen - Lajme - Kosova Sot
Ajo varroset sot, ditën kur duhej të festonte ditëlindjen

Ajo varroset sot, ditën kur duhej të festonte ditëlindjen

Albesa Sadikaj, nëna e cila bashkë me dy fëmijët, burrin dhe vjehrrën e saj, vdiqën në një aksident trafiku në Suharekë, varroset sot, ditën kur do të duhej të festonte ditëlindjen e saj të 27.

Familja pesë anëtarëshe Sadikaj, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku, të dielën në mesditë, pasi automjeti me të cilin po voziteshin u ndesh me një autobus.

Ata do të varrosen të martën pasdite, kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi.

Varrimi pra bëhet më datë 10 korrik, në datëlindjen e Albesës, e cila bashkë me dy fëmijët, djalin 6 dhe vajzën 4 vjeçare, burrin 31 vjeçar, dhe vjehrrën 56 vjeçare, humbën jetën në aksident.

Ata jetonin në Zvicër dhe vetëm një ditë më parë kishin ardhur për pushime në Kosovë. 

(Kosova Sot)

22 orë e 13 minuta më parë
23/07/18