“Lisat Binjakë”, që banorët i quajnë “të shenjtë”

  • 23 August 2015 - 08:30
“Lisat Binjakë”, që banorët i quajnë “të shenjtë”

Askush nuk guxon të vërë dorë mbi lisa shekullorë në Terstenik të Drenasit

Besohet në nën këtë lis kishte ngritur çadrat edhe sulltan Murati para Betejës së Kosovës

“Një legjendë që e kam dëgjuar është se një njeri kohë më parë ia kishte prerë një degë dhe pastaj atij njeriu iu kishte thyer dora. Për këtë thonë se është i shenjtë dhe nuk duhet ta prekim. Po ashtu këta lisa gjendet edhe në hartë, sepse janë si pikë referimi për këtë vend”, ka theksuar Rexhepi

 

Njihej si vendtakim mes njerëzve të ndryshëm e sidomos i luftëtarëve. Një pjesë toke e rrethuar me barishte, ndërsa në mes kishte një lis të trashë e me degë të mëdha. Edhe pse nga larg dukej sikur të ishte vetëm një trup, kur ofroheshe e shihje se ishte ndarë në katër lisa, të cilët ishin të gjithë njësoj si për nga madhësia ashtu edhe nga degët. I quanin 'Lisat Binjakë' , të cilët ishin të vendosur në fshatin Terstenik, komuna e Drenasit. Ishte tejet e çuditshme se si mund të jenë aq të njëjtë në të gjitha anët e për këtë edhe iu kishte mbetur emri binjakë. Aty afër lisave ishin disa varre, në të cilat ishin të varrosur luftëtarët, të cilët u vranë në luftën e fundit. E në një anën tjetër, gjendej një bunker ku në vitet 1998-1999 janë strehuar ata, të cilët kanë luftuar kundër serbëve. 73-vjeçari Tahir Bazaj tregon më së miri historinë e këtyre lisave. Ai thotë se më herët ishte menduar se tek ata lisa është gjysma e Drenicës. "Çdoherë kam menduar se këtu është gjysma e Terstenës, mirëpo tani them se është gjysma e Drenicës. Ai lis është tejet i vjetër, thënë më mirë katër lisa që janë binjakë e që i ngjajnë tejet shumë njëri-tjetrit, saqë është tejet e vështirë të gjesh ndonjë dallim”, ka thënë Tahiri, i cili mbante në kokë një plis të bardhë...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)