Vuçiq: Me presidentin francez do të bisedojmë në katër sy për Kosovën

  • 16 July 2018 - 16:03
Vuçiq: Me presidentin francez do të bisedojmë në katër sy për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të martën (më 17 korrik) do të qëndrojë në Paris ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili sipas gazetës beogradase "Blic" do t'ia përcjell Vuçiqit të paktën tri mesazhe, nga të cilat, njëri do të jetë i dhembshëm. Vuçiq thotë se me presidentin francez do të bisedojë në katër sy lidhur me çështjen e Kosovës. Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, ka thënë se mesazhi i parë ka të bëjë me zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale që po ecin gjithnjë e më mirë në fushat ekonomike, politike e kulturore. Ndërsa mesazhi i dytë është përkrahja e Francës për Serbinë në rrugën e saj evropiane. Sipas ambasadorit francez në Beograd, mesazhi i tretë është tema e dhembshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës. 

(Kosova Sot)