Serben e shkel treni në Mitrovicë

  • 20 July 2018 - 10:52
Serben e shkel treni në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër është goditur nga treni derisa ecte në binarët e hekurudhës Mitrovicë-Leposavic.

“Raportohet se treni që qarkullon në relacionin Mitrovicë-Leposaviç, ka goditur viktimën femër K/serbe, e cila po lëvizte mbi binar të hekurudhës. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është në tretman mjekësor  në qendrën spitalore Mitrovicë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot)