Përmbyset autobusi e përplaset me 3 shtëpi, 24 të vdekur (Foto)

  • 14 August 2018 - 23:44
Përmbyset autobusi e përplaset me 3 shtëpi, 24 të vdekur (Foto)

Të paktën 24 persona kanë mbetur të vrarë dhe 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident me autobus, jashtë kryeqytetit të Ekuadorit Quito, thanë shërbimet emergjente.

Autobusi, i cili kishte targa të huaja, po ecte në autostradën e lagur nga shiut rreth 30 km në lindje të Quito mes të hënës dhe të dielës, kur u përmbys, duke përplasur tre shtëpi në anën e rrugës, thanë zyrtarët.

Të vdekurit përfshinin një numër të papërcaktuar të venezuelianëve dhe kolumbianëve, shtuan ata. Ambasadat u njoftuan për aksidentin.

"Shumica e viktimave ishin kolumbianë", tha Juan Zapata, sekretar sigurie për kryeqytetin.

Tre ekuadorianë ishin gjithashtu në mesin e të vdekurve, tha Christian Rivera, kreu i komitetit të operacioneve emergjente të Quitos. Tre fëmijë u vranë gjithashtu, thanë zyrtarët.

Image
Image

 

(Kosova Sot)