U kap në Muriqan me 19 pistoleta, befason në gjykatë 21-vjeçari suedez

  • 16 August 2018 - 12:45
U kap në Muriqan me 19 pistoleta, befason në gjykatë 21-vjeçari suedez

Sebastian Vall, 21-vjeçari nga Suedia i cili pak ditë më parë u kap me 19 pistoleta në Muriqan, ka thënë në gjyq se puna e tij ishte vetëm transporti i këtyre armëve.

“Isha 4 ditë në Prishtinë. Do të bëja transportin. E pranova këtë punë pasi kisha nevojë për të ardhura për studimet”, deklaroi në gjyq Valli.

Përpara dy ditësh, Policia Kufitare në Muriqan bëri arrestimin në flagrancë të Sebastian Vall, pasi gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21-vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës Kosovë -Gjermani, u gjetën dhe u sekuestruan 19 pistoleta kalibër 7.65.

21-vjeçari suedez u shpreh se nuk e njihte personin nga i cili mori armët, por pranoi se do të bënte vetëm transportin e tyre.

Gjykata vendosi që Sebastian Vall do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

 

(Kosova Sot)