Stuhia shkatërron vreshtin në Lushnje, në pak minuta gjithçka hidhet në tokë

  • 18 August 2018 - 17:22
Stuhia shkatërron vreshtin në Lushnje, në pak minuta gjithçka hidhet në tokë

Vorbullat e forta të ajrit shkatërruan sipërfaqe të mëdha me vreshta në fshatin Toshkez. Stuhia ka shkulur nga rrënjët hardhitë dhe shtyllat prej betoni që mbanin në këmbë ndërsa prodhimi ishte gati për t’u vjelur.

“Në orën 6.00 filloi stuhi e fortë. Erdhi breshëri pastaj. Mbi 10 milionë lekë dëm, e kisha gati në vjelje”, thotë Murat Malia, fermer.

Mjaftuan pak minuta që puna e një viti të shkatërrohej. Por në këtë vresht dëmi është më i madh sepse as vitet e tjera nuk do ketë prodhim.
 

(Kosova Sot)