U deshën 4 vite, 3 aborte dhe 1616 injeksione për ta bërë këtë fëmijë

  • 20 August 2018 - 14:31
U deshën 4 vite, 3 aborte dhe 1616 injeksione për ta bërë këtë fëmijë

Një foto e postuar së fundi në rrjetet sociale e tregon një bebe 2 javëshe të rrethuar me 1616 injeksione në formë të zemrës.

E veshur me një pelerinë me ngjyra të ylberit, bebja shihet e rrethuar me mijëra injeksione, ndërsa fotoja e përcjellë një mesazh shumë prekës.

Me këtë foto, prindërit e saj kanë dashur të tregojnë vështirësitë që kanë pasur për ta bërë atë bebe, ndërsa injeksionet tregojnë numrin e atyre që i është dashur nënës së saj t’i përdorë për të mos e humbur foshnjën.

Mbas 4 viteve mund, 3 aborteve, 1616 injeksioeve, familja O’Neill e ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre të cilën kanë vendosur ta quajnë London O’Neill.

Ndërsa, fotoja duhej të ishte diçka personale vetëm për prindërit e vajzës, por ata e shpërndanë në mënyrë që tu tregojnë të tjerëve që të mos ndalen kurrë së shpresuari.

(Kosova Sot)