Ndodh ditën e Kurban Bajramit, hoxha kyç xhaminë dhe lë besimtarët jashtë

  • 21 August 2018 - 09:21
Ndodh ditën e Kurban Bajramit, hoxha kyç xhaminë dhe lë besimtarët jashtë

As sot në ditën e Kurban Bajramit nuk mund të sheshohen problemet për shqiptarët. Teksa të shumtë kanë qenë shqiptarët që u janë drejtuar xhamive që herët në mëngjes, në një fshat në veri të vendit besimtarët kanë mbetur të jashtë dyerve të xhamisë.

Sot kur xhamia duhet të ishte e gjitha në shërbim të komunitetit mysliman, sot ajo është gdhirë e kyçur në fshatin Golaj të Hasit.

Një qytetar ka shkruar

Mirëmëngjesi ,Ju lutem publikojini këto foto që t’i shohë i gjithë komuniteti mysliman shqiptar, se si pleq e të rinj po presin të falen për Bajram dhe nuk erdhi asnjë hoxhë. Jemi në fshatin Golaj, Has dhe përveçse nuk erdhi asnjë hoxhë edhe dera është e mbyllur me dry.

Vetë situata është delikate duke marrë parasysh ditën e shenduar të një komuniteti specifik, çka nuk të jep shumë mundësi për t’u shprehur rreth këtij problemi, por padiskutim kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhte pikërisht sot për myslimanët.

(Kosova Sot)