Urimi i ambasadorit Delawie për Kurban Bajram

  • 21 August 2018 - 11:24
Urimi i ambasadorit Delawie për Kurban Bajram

Sot në Kosovë po festohet dita e parë e Kurban Bajramit

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Urime Kurban Bajrami për të gjithë ata që po festojnë në Kosovë si dhe nëpër botë”, ka shkruar Delawie.

Sot në Kosovë po festohet dita e parë e Kurban Bajramit, një nga dy festat më të rëndësishme të fesë islame, e cila karakterizohet me therjen e kurbaneve në shenjë solidariteti dhe mirësie.

(Kosova Sot)