Tetovari i dënuar me burgim të përjetshëm: Bajramin e 13-të po e kaloj padrejtësisht në burg

  • 21 August 2018 - 16:15
Tetovari i dënuar me burgim të përjetshëm: Bajramin e 13-të po e kaloj padrejtësisht në burg

Edhe të dënuarit e rastit “ALFA” shprehet të shqetësuar për familjarët e tyre, pa të cilët kalojnë edhe këtë festë të Kurban Bajramit

Çdo festë të dënuarit i gjen të mërzitur për fatin e tyre të rëndë dhe vuajtjen e dënimit pa faj. Para çdo feste, të revoltuar shprehin shqetësimin e tyre, para këtij Kurban Bajrami i revoltuar është shprehur edhe i dënuari me burgim të përjetshëm (konsiderohet se është rast i montuar).

Nuhiu ka shkruar në facebook:

“Mallkuar qofshi o ju politikan te ryshfetit mallkuar qofshi oju gjygjtar te pa shpirt kyj ashte I 13.

Kurban bajrami ne burg dhe fmit e mij nuk kan bajram te lumtur pa prind”, ka shkruar Nuhiu, i cili

është i dënuar me burgim të përjetshëm, në një proces të përshpejtuar dhe montuar pas konfliktit të

2001, lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.

Edhe të dënuarit e rastit “ALFA” shprehet të shqetësuar për familjarët e tyre, pa të cilët kalojnë edhe

këtë festë të Kurban Bajramit.


 

(Kosova Sot)