Trevjeçari gëlltiste bretkosa të gjalla për ta shëruar epilepsinë

  • 27 August 2015 - 21:25
Trevjeçari gëlltiste bretkosa të gjalla për ta shëruar epilepsinë

Një djalë trevjeçar nga Kina Jugore është hospitalizuar, për shkak të një infeksioni parazitar, pasi që nëna e detyroi atë për të gëlltitur bretkosa të gjalla, me qëllim të mjekimit të “epilepsisë”. Kjo nënë, e cila në shtyp paraqitet vetëm me emrin zonja Li, kishte filluar që të shqetësohej, pasi që i biri kishte filluar të manifestonte shenjat e epilepsisë. Miqtë e saj e këshilluan atë që ta mjekonte djalin sipas mjekësisë tradicionale kineze – duke gëlltitur bretkosa të gjalla. Zonja Li tregon se, në fqinjësinë e saj ishte një djalë, i cili ishte shëruar nga epilepsia me anë të kësaj metode, transmeton Kosova Sot Online.

Poor advice: The woman was advised to feed him frogs by friends, because she feared her son had epilepsy

Djalin e mbanin me forcë

Pasi që kishin zënë tri bretkosa të gjalla, tërë familja, e cila jeton në Maoming në provincën Guangdong, e kishin mbajtur djalin e vogël me forcë, duke e detyruar atë që t’i gëlltiste bretkosat. Por, ato nuk e shëruan vogëlushin. Edhe më keq, atij në bark filluan t’i rriteshin disa masa në bark. Pasi që u dërgua në spital, djali u pa se ishte infektuar me parazitë, të cilët i kishte marrë nga gëlltitja e bretkosave. Sparganoza, sëmundja që iu diagnostikua atij, mund të shkaktojë verbëri dhe bile edhe dëmtim të trurit.

Ill: The boy developed sparganosis - a parasitic infection caused by the larvae of tapeworms

Nuk dihej a vuan nga epilepsia

Lei Min, doktor, nga spitali i fëmijëve në Shenzhen, thotë se në trupin e fëmijës mund të ketë ende parazitë të tjerë. Njoftimet nga Kina nuk bëjnë me dije se a vuante djali me të vërtetë nga epilepsia, transmeton Kosova Sot Online.

Squirming: The entire family held the little boy down and made him swallow the amphibians (file photo)

Further treatment: Doctor from Shenzhen Children's Hospital says there might be more worms in boy's body

Sido që të jetë, në rastin e këtij djali, sëmundja parazitare ishte përqendruar te indi nënlëkuror, duke shkaktuar formimin e duqeve. Mënyra kryesore e mjekimit të kësaj sëmundjeje është metoda kirurgjike. Ky parazit mund të jetojë në organizmin e njeriut deri në 20 vjet. Në nëntor të vitit 2014, një njeri nga Kembrixhi u pa se kishte pasur këtë parazit në tru për katër vjet. Ky ishte rasti i parë i këtij infeksioni në Britani.

(Kosova Sot) 

All for nothing? It has not been disclosed whether the boy actually suffered from epilepsy in the first place

Image