Gruaja e zhdukur para 21 vjetësh “kthehet” në vendlindje

  • 27 August 2015 - 22:29
Gruaja e zhdukur para 21 vjetësh “kthehet” në vendlindje

Një grua 57-vjeçare nga Nju-Xhersi, e prekur nga amnezia, që ishte zhdukur para më shumë se njëzet vjetësh, pas një sulmi që kishte pasur pas një ndarje të dhimbshme, mund të jetë parë duke ecur nëpër ‘Walmart’-in e Karolinës Jugore. Të paktën kështu kanë bërë të ditur policia lokale dhe familjarët e saj, transmeton Kosova Sot Online.

Renee LaManna has been spotted and even caught on surveillance video (above) at stores in the south, including recently at a South Carolina Walmart

Bart me vete Biblën

Renee LaManna, që ishte zhdukur më 8 janar të vitit 1994, mund të jetë parë në njërin prej dyqaneve të ‘Walmart’-it në Grinvill, duke u sorollatur dhe duke folur me veten. Gruaja e zhdukur, që nganjëherë e bart me vete një Bibël, më herët ishte parë në Ashvill të Karolinës Veriore dhe në Virxhinia dhe është raportuar që kur është takuar me njerëz, ajo iu ka thënë që ajo ishte vënë në kërkim të familjarëve të saj.

Familja e saj po mundohen që ta identifikojnë atë nëpërmjet pamjeve që janë incizuar nga kamerat e sigurisë nëpër këto dyqane, si dhe janë aktivizuar shumë në medie sociale, duke u munduar që t’i ndjekin lajmet në lidhje me vendndodhjen e saj.

LaManna (pictured in blue in an undated family photo) was seen in Asheville, North Carolina and South Chesterfield, Virginia, according to the @ReneeLaManna Twitter account operated by her family 

Llogaria ‘@ReneeLaManna’ në rrjetin social ‘Twitter’ shpeshherë poston fotografi të personave të kërkuar dhe kësaj radhe ka postuar disa fotografi të gruas së zhdukur, fotografi të cilat janë printuar e më pas janë shpërndarë nëpër komunitet.

Ka probleme me memorien dhe perceptimin

Para se të zhdukej, LaManna ishte bërë myslimane dhe ka qenë edhe vegjetariane. Ajo ka qenë në lidhje me një taksist nga Afganistani për dhjetë vjet, dhe ishte ndarë nga ai pak kohë para se të zhdukej. Për shkak të sëmundjes së saj, LaManna nuk e di emrin as emrin e saj të plotë e as nuk di gjë për anëtarët e saj të familjes.

Anyone with tips regarding LaManna's whereabouts is asked to call 1-888-RENEE-11This is an estimated age progression shot of LaManna from 2014 when she would have been age 56 

Familjarët e LaManna-s kanë thënë që familjarja e tyre vuan nga sëmundja e quajtur ‘Dissociative Fugue’, si pasojë e të cilës ajo ka humbje sporadike të memories dhe ka probleme me perceptimin.

Motra e saj, Margaret-i, ka thënë se LaManna u ka thënë të huajve: “Ka kohë që jam duke i kërkuar familjarët e mi. Nuk po e kuptoj se si ata nuk po arrijnë të më gjejnë”.

Ndërsa, motra e saj Margaret-a ka thënë: “Renee është e ëmbël dhe nuk i bën kujt dëm. Ajo nuk pi alkool, e as duhan apo drogë. Ajo ka nevojë për kujdes mjekësor. Familja e saj e do shumë dhe dëshiron që të bashkohet me të sa më shpejt që të jetë e mundur”.

(Kosova Sot)