Ndodh edhe kjo! Familja nga Ferizaj, ftesë publike qytetarëve për dasmë (Foto)

  • 28 August 2015 - 08:42
Ndodh edhe kjo! Familja nga Ferizaj, ftesë publike qytetarëve për dasmë (Foto)

Një familje fton gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në dasmë dhe të shijojnë 'spektaklin'.

Në këtë sezon të dasmave, kur të gjithëve i vjen rasti të shkojë në ndonjë aheng në familje apo shoqëri, askush në të vërtetë nuk ka kohë të interesohet për dasmat e huaja.

Por, një familje nga Ferizaj ka vendosur që t’i bëjë ftesë publike gjithë qytetarëve për të parë ‘spektaklin’ që do të zhvillohet gjatë një ceremonie të dasmës.

Madje, nusja do vie me helikopter dhe kjo gjë sikur do i bëjë qytetarët edhe më kureshtarë për të qenë të pranishëm në këtë ‘spektakël dasmor’, transmeton lajmi.net.

Ftesa është vendosur në një reklamë të madhe në rrugët e qytetit.