Shpërthimi në Bangkok – policia arreston një turk

  • 29 August 2015 - 15:08
Shpërthimi në Bangkok – policia arreston një turk

Pas sulmit të pothuaj para dy javëve, policia në Bangkok ka arrestuar një 28 vjeçar që dyshohet të ketë lidhje me rastin.

I arrestuari, shtetas turk, u kap nga policia në Nong Jok, paralagje e Bangkokut.

Materiale që shërbejnë për ndërtimin e bombave u gjetën në banesën e të dyshuarit, bashkë me 10 pasaporta, tha zëdhënësi i policisë, Praëut Thavornsiri.

Bomba shpërtheu në një turmë njerëzish më 17 gusht duke lënduar mbi 100 prej tyre, shumica turistë.

Policia gjeti materiale për ndërtimin e bombave si detonatorë, gyp metali me ndërprës dhe të tjera të ngjashme, u tha në raport.

Sipas zyrtarëve policorë, nuk dyshohet se 28 vjeçari është ai që e kreu sulmin, por besohet të ketë qenë i përfshirë në sulm.