Vuçiq u drejtohet me kërkesë protestuesve në Drenicë - Lajme - Kosova Sot
Vuçiq u drejtohet me kërkesë protestuesve në Drenicë

Vuçiq u drejtohet me kërkesë protestuesve në Drenicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mëngjesin e sotëm ka vizituar Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Presidenti serb duke folur për protestën dhe bllokadën e rrugëve në Drenicë, tha se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë.

“Unë jam duke u angazhuar fuqimisht në ruajtjen e paqes ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë. Gjërat duhet të adresohen me fjalë dhe me mendje, jo me mjete të ndryshme dhe armë”, tha Vuçiq.

Ky reagim erdhi pasi që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në Drenicë është bllokuar rruga, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb.

Ai në agjendën e tij ka pasur të vizitojë edhe fshatin Banjë, kurse ende nuk dihet që pas situatës së krijuar a do ta bëjë një gjë të tillë.

Portestuesit po mbajnë parulla ku shkruhet: “Vuçiq kthehu”, “Vuçiq nuk kalon”.

Ata për ta bllokuar rrugën kanë vendosur vetura dhe mjete tjera të rënda transportuese.

 

(Kosova Sot)

2 orë e 35 minuta më parë
18/11/18