Egjipti dënon 3 gazetarë të “Al Jazeera”

  • 30 August 2015 - 17:19
Egjipti dënon 3 gazetarë të “Al Jazeera”

Shtetet e Bashkuara u shprehën të zhgënjyera me vendimin e Egjiptit për të dënuar me nga 3 vite heqje lirie, 3 gazetarë të “Al Jazeera”-s, të akuzuar se kanë mbështetur “Vëllazërinë Myslimane” të rrëzuar nga pushteti, pasi ushtria përmbysi Presidentin Mohamed Morsi, në mesin e një vale protestash popullore

Të paditurit, dy nga të cilët të pranishëm në sallë, njëri i gjykuar në mungesë, u mbrojtën me argumentin se kanë bërë thjesht punën e tyre, duke raportuar të gjitha anët e ngjarjeve në Egjipt.

Drejtori i Përgjithshëm i “Al Jazeera Media Netëork”, Mostefa Souag e dënoi ashpër vendimin, për të cilin thotë se sfidon logjikën dhe mendimin praktik dhe thjesht ndjek linjën e një procesi gjyqësor të padrejtë e tmerrësisht të politizuar, transmeton TopChannel.