OSBE-ja ndan Çmimin Ndërkombëtar për Lidership 2018

  • 19 September 2018 - 09:14
OSBE-ja ndan Çmimin Ndërkombëtar për Lidership 2018

Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës do të organizojnë pritje solemne për përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë me rastin e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Lidership 2018 për Kolonele Taibe Canollin për arritjet e saj në zbatim të rendit e ligjit dhe siguri publike.

Duke njohur punën e saj si Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe ish-Kryesuese e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, Kolonele Canolli u shpërblye me çmim nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police (IAWP) gjatë konferencës vjetore të trajnimit, të mbajtur gjatë muajit korrik në Kalgari, Kanada.

Kjo konferencë mbledh çdo vit gratë e policisë nga i gjithë globi për trajnime, rrjetëzim dhe shkëmbim të njohurive dhe përvojave në punën policore.

Gjatë konferencës në fjalë, Kolonele Canolli gjithashtu u emërua si anëtare e Bordit të Drejtorëve të IAWP-së, ku do të marrë përsipër përgjegjësinë për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.


(Kosova Sot)