Gjendet një person pa shenja jete në Rugovë

  • 19 September 2018 - 11:02
Gjendet një person pa shenja jete në Rugovë

Në bjeshkët e Rugovës, në fshatin Malaj është gjetur pa shenja jete një person.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datën 18 shtator është gjetur një person pa shenja jete në fshatin Malaj të Rugovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa në vengjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet të IML për obduksion.

“Fshati Malaj, Rugovë 18.09.2018-14:00. Raportohet se në fshatin Malaj në bjeshkët e Rugovës është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje ka dalë njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore. Me vendim të prokurori trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.


 

(Kosova Sot)