Arrestohen katër të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove nga një këmbimore në Tetovë

  • 19 September 2018 - 14:16
Arrestohen katër të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove nga një këmbimore në Tetovë

Katër persona, prej të cilëve dy shtetas italianë dhe dy të Maqedonisë, janë arrestuar për shkak të dyshimit se dje kanë kryer vepër penale “vjedhje” në një këmbimore në Tetovë, kumtoi policia e Tetovës.

“I dyshuari i parë ngarkohet se ka hyrë në objekt dhe, duke e kërcënuar të punësuarin me pistoletë, nga sefi dhe sirtari ka marrë 20.000 euro, pas çka me veturë taksi të drejtuar nga i dyshuari i dytë, menjëherë është larguar nga vendi bashkë me personat tjerë të arrestuar, të cilët kanë pritur në afërsi. Së shpejti, katër të dyshuarit janë drejtuar drejt në një objekt hotelier përskaj rrugës rajonale Tetovë – Volkovija, ku i kanë ndarë paratë e vjedhura, ndërkaq më pas në një objekt tjetër hotelier ku kanë qëndruar, janë arrestuar nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë”, thuhet në kumtesë.

Gjatë ditës së sotme, katër të dyshuarit do të nxirren përpara gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.

 

(Kosova Sot)