Coca-Cola në bisedime për një pije qetësuese me kanabis

  • 19 September 2018 - 15:44
Coca-Cola në bisedime për një pije qetësuese me kanabis

Coca-Cola është në bisedime serioze për të krijuar një linjë të një pije të re me kanabis.

Gjigandi i pijeve është në bisedime me Aurora Cannabis për të krijuar një linjë pijesh për ta marrë veten.

Pijet do kenë në përbërje kanabidiol, një kimikat jo-psikaktiv, që gjendet tek bima e marijuanës.

Pija do të shërbejë si një qetësues i lehtë sidomos në rastin e inflamacionit të muskujve.

Një burim tha se bisedimet mes kompanive kanë avancuar ndjeshëm.

Bloomberg shkruan se kjo lëvizje sinjalizon një zhvendosje të ndjeshme drejt përfshirjes në ushqimet e përditshme të një droge, e cila po pranohet me shpejtësi në mbarë botën.

(Kosova Sot)