Kishte tumor 15 cm, mjekët nuk e bënin të madhe sëmundjen

  • 19 September 2018 - 16:59
Kishte tumor 15 cm, mjekët nuk e bënin të madhe sëmundjen

Charlote Cox tregon se, kur kishte 26 vjeç, kishte vendosur ta merrte një vit të lirë dhe të udhëtonte. Ndihej si mos më mirë. Kishte shkuar në Tajlandë dhe i ishte dukur sikur kishte mbërritur në xhenet. Por, papritmas i kishte ardhur ndjenja se nuk ishte diçka në rregull me të. Duke e shikuar veten, të veshur vetëm me bikini, kishte vërejtur sesi i ishte fryrë barku. Por, kjo nuk ishte gjë e re. 

I dukej sikur një alien ishte duke u rritur brenda saj

Gjatë dy viteve të fundit asaj i fryhej barku dhe kishte dhembje, probleme të cilat mjekët i kishin vlerësuar si sindromë e zorrëve irritabile (IBS). Por, kësaj here ënjtja nuk u largua, sikur që largohej më parë. Kur e vendoste dorën në bark, ndjente diçka që pulsonte. Edhe dhembja ishte e hatashme. I dukej sikur një alien ishte duke u rritur brenda saj dhe tentonte të dilte jashtë. Me të shpejtë u largua nga Tajlanda dhe u kthye në Britani. Aty e priti motra, e cila vendosi që ta çonte te mjeku i vet. Mjek pas mjeku, një gastroenterolog i tha se kishte një cist në mëlçi. Përsëri ia thanë atë frazën e njohur: "Je tepër e re që të kesh ndonjë sëmundje serioze". Por, meqë simptomat nuk i largoheshin, vendosën që t'ia bënin disa analiza shtesë, me ç'rast zbuluan një tumor në abdomen, të gjerë 15 cm. Tumori ishte aq i madh, sa që mjekut iu desh që ta zvogëlonte atë, në mënyrë që të mund të përfshihej nga ekrani i kompjuterit të ultrazërit. Një tumor tjetër iu gjet në qafë, i cili ishte përhapur në palcën e eshtrave.  

Terapia adekuate

Bëhej fjalë për limfomë, një kancer të gjakut që, më saktësisht, quhet limfomë folikulare non-Hodgkin, ku kanceri rritet brenda nyjave limfatike. Pas kimioterapisë dhe imunoterapisë që zgjati dy vjet, Charlotte gjendet në remision (pa shenja të kancerit). Para se t'i nënshtrohej terapisë, ajo kishte ngrirë ca qeliza vezë, kështu që, një ditë, ajo mendon të bëhet nënë. Ajo apelon te të gjithë njerëzit që t'i njohin me kohë simptomat e kësaj sëmundjeje dhe të ndërmarrin terapinë adekuate. 

 

(Kosova Sot)