Aliu: Emrat janë shtuar në listë për të kompromentuar aktakuzën e drejtë

  • 19 September 2018 - 17:12
Aliu: Emrat janë shtuar në listë për të kompromentuar aktakuzën e drejtë

Sipas analistit Bislim Aliu, lista e veteranëve të rrejshëm, përfundimisht po tregon mjerimin e madh të sistemit të drejtësisë, të katandisur keq në Kosovë, sepse me këtë, dendur po e tregon politika kriminale fytyrën e vet të vërtetë, së bashku me drejtësinë tërësisht të instrumentalizuar, duke tentuar që më çdo kusht ta komprementojë dhe ta pengojë zbardhjen e së vërtetës, me listat e manipuluara të veteranëve, duke futur në aktakuzë në mesin e veteranëve mashtrues, edhe veteranët e vërtetë të UÇK-së."Jo rastësisht janë shtuar emrat në listë për të kompromentuar aktakuzën e drejtë, ose nëse vërtet janë futur edhe emrat e njerëzve që me të vërtetë janë veteranë të luftës, ndaj, që të dyja tregojnë se me të vërtetë kemi të bëjmë me një sistem tejet joserioz dhe të kapur e të dirigjuar nga mafio-politika e inkriminuar. Krejt kjo është bërë me qëllimin dhe skenarin që Prokuroria të mos lejohet të bëjë punën në mënyrë të pavarur, edhe nëse ka shkelje serioze, e që në këtë rast askush nuk do të duhej t'i shpë- tonte ligjit dhe drejtësisë për turpin dhe krimin që është bërë me këto lista", tha Aliu për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)