Me mëngjes bllokohet njëra nga rrugët kryesore të kryeqytetit

  • 20 September 2018 - 08:51
Me mëngjes bllokohet njëra nga rrugët kryesore të kryeqytetit

Kolona të gjata janë krijuar në Ulpianë, pasi është bllokuar rruga për t’u kryer disa punime.

Me mëngjes, rruga deri te “rrethi me flamur” është bllokuar pasi janë duke u krasitur pemët nga kompania përgjegjëse.

Kolonat e gjata të krijuar si pasojë e kësaj, kanë bërë që qytetarët të presin me vetura deri në 40 minuta nga “Rruga B” deri tek rrethi, te shkolla “Ali Sokoli”.

Ndryshe, kjo është rruga që ka pothuajse ka më shumë qarkullim në mëngjes, pasi është edhe njëra nga rrugët kryesore të qytetit që qytetarët duhet ta shfrytëzojnë.

Image
Image

(Kosova Sot)