Kolumbia shënon rekord në prodhimin e kokainës

  • 20 September 2018 - 09:52
Kolumbia shënon rekord në prodhimin e kokainës

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Kombet e Bashkuara, prodhimi i kokainës në Kolumbi ka shënuar rritje rekorde në vitin 2017.

Zyra e OKB-së për drogën dhe krimet ka bërë të ditur se prodhimi u rrit për rreth 31 për qind nga viti, në 1 mijë e 400 tonë të kultivuar në 171 mijë hektarë. Agjencia ka paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë përpjekjet për arritjen e paqes, raporton BBC.

Kolumbia është prodhuesi më i madh i kokainës në botë, shumica e së cilës përfundon në SHBA- që është përdoruesja më e madhe në botë e këtij lloji të drogës.

Sipas këtij raportit, prodhimi i kokainës vitin e kaluar në Kolumbi ishte në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, duke u rrit për 25 mijë hektarë nga viti 2016.

(Kosova Sot)