Burjani: Lëndët nuk trajtohen fare, mbeten në sirtar apo fshihen

  • 20 September 2018 - 15:06
Burjani: Lëndët nuk trajtohen fare, mbeten në sirtar apo fshihen
Dallaveret me lëndët Sipas njohësit të fushës së drejtësisë, Blerim Burjani, sado që vijnë kritika serioze nga ndërkombëtarët, është vështirë të zgjidhen një varg problemesh të përziera në mes veprave të palejueshme që bëjnë gjyqtarët nëse hedhin poshtë aktakuzat për shkak të cilësisë së dobët të hetuesisë apo edhe kallëzimet penale që nuk kanë ndonjë bazë të fuqishme të indicieve. "Ky është një segment profesional, por segmenti tjetër mund të jetë kur lëndët nuk trajtohen fare, mbeten në sirtar apo fshihen dhe parashkruhen, pastaj kemi bashkëngjitjen e lëndëve të personave pa bërë fare vepër penale, e që pala e pafajshme e merr vesh rastësisht se i është bashkëngjitur lënda kur të shkojë të kërkojë certifikatën e nën hetimeve", u shpreh ai. "Ka shumë gjëra që ndodhin në këtë sistem të drejtësisë, sepse tash dihet se si funksionon ky sistem i kapur, po dihet që për shkak të ndikimit asnjëherë nuk ka aktgjykim të formës së prerë për njerëz apo zyrtar të lartë, për të cilët ngrihen aktakuzat dhe zvarriten proceset me vjet të tëra dhe në fund të tillët lirohen. Kjo gjendje flet mjaft për jo normalitetin dhe përgjegjësinë e këtij sistemi", tha Burjani për "Kosova Sot".