Milaim Zeka për debatin Kujtesa – Art Motion: Kinse patriota, provoni largoni Listën Serbe nga Kuvendi!

  • 20 September 2018 - 16:51
Milaim Zeka për debatin Kujtesa – Art Motion: Kinse patriota, provoni largoni Listën Serbe nga Kuvendi!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me disa marrëveshje për të cilat sipas tij deputetët çdo herë bien ndesh dhe bllokohen projekte të ndryshme për vendin.

Në fjalimin e tij në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, Zeka tha se deputët të cilët janë përfshirë në debatin verbal për transmetim të Kujtesa dhe Art Motion, po aktrojnë për patriotizëm:

”Janë zgjuar pikërisht ata që e kanë lejuar televizionin e Serbisë, shesin patriotizëm përmes një kontrate të futbollit”.

”Ata po thonë (më pengon transmetimi i ndeshjeve të futbollit në gjuhën serbe) – Po nëse ne jemi kaq patriota atëherë hajde t’i marrim deputetët serbë e tua ndalim fjalën e tyre e t’i qesim prej Kuvendit”.

”Le ta vendosim marrëveshjen edhe kaq, e sa për patriotizëm le ta dhezim edhe njëherë luftën me Serbinë e të shohim se kush del të luftojë”.

 

(Kosova Sot)