Rrënohet shtëpia e vjetër e familjes Mullafazliu

  • 31 August 2015 - 19:21
Rrënohet shtëpia e vjetër e familjes Mullafazliu

Askush nuk jep përgjegjësi për rastin e fundit të rrënimit

“Inspektorati komunal, si iniciues dhe urdhërues i veprimeve, nuk ka kërkuar bashkëpunim për inspektim, por ka vepruar njëanshëm, duke caktuar vetëm një inspektor”, thuhet në informatën e Ministrisë së Kulturës

Shoqëria civile ka reaguar për mungesën e kujdesit ndaj trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit. OJQ-ja "Ec ma ndryshe” ka reaguar kundër shkatërrimit të shtëpisë së vjetër të familjes Mullafazliu. “Tri javë pas rrënimit të Hanit dhe Shtëpisë së familjes Mullafazliu në Prizren, të cilat në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, te shtojca mbi monumentet kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, figurojnë te objektet e banimit me numër rendor 13. Organet e ndjekjes ende nuk kanë iniciuar ndonjë procedurë hetimore, derisa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paralajmëruar se do të nisë procedurat në përputhje me ligjin gjatë ditëve në vijim”, ka thënë Elmedina Baxhaku, nga kjo organizatë. Në anën tjetër, sipas saj, Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Inspektorateve dhe ajo e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kanë dhënë përgjigje kontradiktore sa i përket ekzistimit apo jo të lejes për rrënim. Ndërsa, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit thuhet se ky organ "ende nuk ka marrë asnjë paraqitje apo kallëzim penal nga ana e ndonjë subjekti, mbi bazën e të cilit do të fillonte ndonjë procedurë hetimore!".

 

Image

 

Shtyrjet Ministri-Komunë

“Inspektorati komunal, si iniciues dhe urdhërues i veprimeve, nuk ka kërkuar bashkëpunim për inspektim, por ka vepruar njëanshëm duke caktuar vetëm një inspektor”, thuhet në informatën e Ministrisë së Kulturës. Në një shkresë tjetër, që është korrespondencë ndërmjet MKRS-së dhe QRTK-së në Prizren, kopja e së cilës i është ofruar “EC Ma Ndryshe”, thuhet se sa i përket zhvillimeve të fundit në Qendrën Historike të Prizrenit, gjegjësisht rrënimit të Hanit të familjes Mullafazliu dhe Shtëpisë në afërsi, MKRS/DTK do të iniciojë procedura të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi, gjatë ditëve në vijim.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)