BEQIRI: DIPLOMACIA EKONOMIKE

  • 21 September 2018 - 12:17
BEQIRI: DIPLOMACIA EKONOMIKE
 "Mbesim me shpresë për një ringjallje ekonomike të Kosovës, sepse është treni i fundit para se të shpërthejë një pakënaqësi totale e qytetarëve. Diplomacia ekonomike ka të bëjë me tërheqjen e investitorëve të huaj, gjithashtu një tërheqje më e madhe e vëmendjes dhe interesimit edhe të institucioneve ndërkombëtare financiare, të cilat e kanë përkrahur vendin tonë tash e 19 vjet nga përfundimi i luftës. Gjithashtu roli i diplomacisë ekonomike është të ruajë reputacionin e vendit karshi investitorëve të huaj, por edhe të vendit, sidomos në kohë krizash. Për këtë qëllim angazhohen departamente të veçanta në kuadër të ministrive të jashtme, por edhe në vizita të liderëve shtetërorë pjesë e delegacionit janë shpesh edhe grupe të bizneseve të suksesshëm apo përfaqësues të odave ekonomike, të cilat përfaqësojnë bizneset", tha Lulzim Beqiri për "Kosova Sot".