Grapci:KOSOVA NË PRAG TË GREMINËS

  • 21 September 2018 - 18:12
Grapci:KOSOVA NË PRAG TË GREMINËS

 Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot" thotë se sa i përket situatës dhe zhvillimit ekonomik nuk është optimist, duke e ditur që vetëm me ndryshimin e elitës politike, pra me ndryshimin e Qeverisë së Kosovës dhe të strategjisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Kosova dhe zhvillimi ekonomik do të mund të rriten, kurse mafio-oligarkët do të arrestoheshin. "Shtrohet pyetja se deri kur Prokuroria Speciale e Kosovës do t'i lërë të lirë politikanët e korruptuar dhe mafio-oligarkët të bëjnë çfarë të duan. Prandaj Kosova është duke u mbështetur totalisht nga mafia", vlerëson ai. Analisti Grapci thotë se si shembull të tillë duhet të marrim nga rajoni përkatësisht Italinë, ku mbi 8 për qind e italianëve e kanë lëshuar shtetin e tyre për të gjetur një punë të mirë në vendet e rajonit. "Madje, kohët e fundit destinacioni i italianëve janë Shqipëria dhe Mali i Zi", shtoi ai.

 

(Kosova Sot)